Gazeta Si – Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim, i dënuar me 10 vite burg për vrasjen e Asllan Kërtushës, është arrestuar nga policia në Durrës.
Gëzim Kajno më datë 01.03.2016 në lagjen nr. 17, Durrës vrau me armë zjarri 30-vjeçarin Asllan Kërtusha pas një sherri në ambientet e lokalit të tij.
Gjatë konfliktit mbeti i plagosur kushëriri i autorit, Bledar Kajno. Mbi Kajnon rëndojnë veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,
Kajno iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ku i kanë mbetur për të vuajtur edhe 4 vite burg.
“Autor i një vrasjeje me armë zjarri, të kryer në vitin 2016, ndalohet 47-vjeçari i shpallur në kërkim, i dënuar me 10 vjet burgim. Nga ky dënim, 47-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet burgim. Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Lartë, dhënë më datë 17.10.2023, për ndalimin e shtetasit Gëzim Kajno, 47 vjeç. Ai është dënuar me 10 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dënim nga i cili i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet. Më datë 01.03.2016, në lagjen nr. 17, Durrës, 47-vjeçari ka vrarë me armë zjarri, shtetasin A. K.. Shtetasi Gëzim Kajno iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për veprime të mëtejshme procedural”, thotë Policia në njoftimin zyrtar.
Ngjarja e rëndë ndodhi në mars 2016, ku viktimë mbeti Asllan Kërtusha, 30 vjeç. Në atë kohë policia vuri në pranga Gëzim Kajnon dhe nipin e tij. Sipas bluve, Kërtusha nën efektin e alkoolit, ka ngacmuar klientët në lokalin në pronësi të Gëzim Kajnos, i cili më pas i ka kërkuar atij të dalë nga lokali.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




