Rend dhe Ligj

Vrau Jurgen Dukën për radhën në market, vetëdorëzohet polici Arbër Sula

Vetëdorëzohet në komisariat polici Arbër Sula, i cili vrau Jurgen Dukën më 14 dhjetor në një supermarket në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë. Sula është vetëdorëzuar pas bisedimeve mes policisë dhe familjarëve të tij.

Duka u vra në një konflikt të çastit nga polici Sula, jashtë shërbimit në atë kohë. Ai sherr i nisur për radhën në market pati pasoja fatale. Pas debatit banal për radhën e pagesës, polici e qëlloi me armë Dukën.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën “Arrest në burg” për të riun.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë