Bota

Vrau ish kryeministrin japonez, autori: Mendova se ishte pjesë e një organizate që urreja

Vrasja e ish kryeministrit japonez Shinzo Abe tronditi botën, por edhe më shumë dëshmia e autorit të ngjarjes, i cili ka rrëfyer para policisë se krimin e bëri pasi mendonte se Abe ishte pjesë e një organizate që ai e kishte inat.

I qetë dhe i pa penduar Yamagami Tetsuya, 41 vjeç, pranoi para hetuesve krimin, ndërsa shtoi se i ishte bashkuar marinës së Forcave të Vetëmbrojtjes së Japonisë për 3 vjet dhe aktualisht ishte i papunë.

Ky person tregoi për një organizatë që e urrente shumë, por policia tha se nuk është e mundur të përcaktohet organizata dhe nëse ajo ekziston vërtet apo jo.

Autori këmbënguli se urrejtja për zotin Abe nuk kishte të bënte me politikën.

Ish kryeministrit japonez Shinzo Abe u vra me dy plumba gjatë një takimi elektoral në moshën 67-vjeçare.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë