Lajme

Vrau gruan në Memaliaj, lihet në burg bashkëshorti

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”, për Skënder Hoxhën nga Memaliaj, i cili para tri ditësh vrau gruan e tij.
53-vjeçarja Antoneta Hoxha, u gjet e pajetë në banesën e saj mëngjesin e 30 prillit me dëmtime të shumta në kokë dhe në trup.
Bashkëshorti i saj e praoi vrasjen e saj duke thënë se ajo e tradhtonte.
Ai ka rrëfyer përpara trupit gjykues se në ditën kur ndodhi ngjarja e rëndë në momentin kur është futur në banesë i dashuri i saj ka dalë nga dritarja.
Policia gjatë kontrolleve të bëra ditën që ndodhi ngjarja gjeti në banesën e çiftit Hoxha në fshatin Vagalat të Memaliajt edhe disa fishekë të fshehur në një cep të banesës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë