Rend dhe Ligj

Vrau Arben Lleshin në burgun e Peqinit, GJKKO rrëzon kërkesën e Sokol Mjacajt për të dalë nga regjimi ’41 Biss’

Gazeta Si – Gjykata e Posaçme ka refuzuar p%r herë të dytë kërkesën e të dënuarit me burg përjetë, Sokol Mjacaj, për lirimin nga regjimi “41 Biss”, ku ishte vendosur me urdhër të ministrit të Drejtësisë.

“Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Ardit Mustafaj, bazuar në nenet 471 dhe 480 të K.Pr.Penale dhe nenin 17, pika 9, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, me vendimin Nr. 26, datë 30.01.2025, vendosi: Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Sokol Mjaçaj me objekt kundërshtimin e vendimit nr. 619, datë 11.12.2024, të Ministrit të Drejtësisë “Për zgjatjen e periudhës së regjimit të posaçëm në instuticionin e ekzekutimit të vendimeve penale të sigurisë së lartë, për një afat 1 (një) vjeçar, për të burgosurin Sokol Mjacaj”.

Mjacaj është duke vuajtur një burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë në vitin 2015. Në vitin 2023 ai ekzekutoi me armë zjarri Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjen brenda burgut të Peqinit.

Të 11 zyrtarët e Burgut të Peqinit, të cilët u arrestuan pas vrasjes së Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, janë liruar nga Gjykata e Apelit.

Mjacaj qëlloi me armë zjarri në ambientet e qelisë mbi Arben Lleshin, duke e lënë të vrarë, teksa ngjarja dyshohet të jetë e porositur nga persona të tjerë jashtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë