Nga Gazeta Si – Një ditë pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës 9-vjeçare ‘Fan Noli’ në Tiranë, policia ka arrestuar autorin e mitur. Në sherrin me thika pas mësimit më datë 18 nëntor, autori e goditi Canin me thikë në zemër, i cili ndërroi jetë në spitalin e Traumës.
Edhe autori është i mitur, 14 vjeç dhe ndaj tij rëndojnë dy vepra penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
“Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “Qemal Stafa”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Personit arrestuan një të mitur 14 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 79 pika a dhe 279 të Kodit Penal.
LEXO EDHE;
– Sherr me thika mes adoleshentëve para shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë, ndërron jetë 14-vjeçari. Zanafilla e sherrit prej një jave në rrjetet sociale
– Vrasja e 14-vjeçarit / Zhupa: Ministrja e Arsimit të japë dorëheqjen me turp! Manastirliu: Të mos promovojmë gjuhën e urrejtjes
– Vrasja e 14-vjeçarit, reagon ekipi i Dinamos ku luante adoleshenti: Të tronditur nga lajmi tragjik
– Vrasja e Martin Canit / Zhupa: Kur ne ngrinim zërin për oficerët në shkolla, zgërdhihej Manastirliu. Balla: Tragjike, mos bëni politikë me vdekjen
– Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Ministria e Arsimit: Thellësisht të tronditur! Të zbardhen urgjentisht rrethanat
“Ky shtetas, ditën e djeshme, në afërsi të shkollës “Fan Noli”, për motive të dobëta është konfliktuar me dy bashkëmoshatarët e tij dhe gjatë konfliktit i ka goditur ato me mjet prerës. Gjatë konfliktit janë dëmtuar të 3 të miturit”, njofton policia.
Nga sherri që dyshohet se mes të miturve ka nisur që të premten, humbi jetën 14-vjeçari Cani, u plagos shoku i tij Luis Meçja, si edhe autori i ngjarjes, por të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Si ndodhi ngjarja
Gjithçka nisi disa ditë më parë, ku viktima ishte konfliktuar me autorin brenda shkollës por kishte ndërhyrë oficerja e sigurisë, duke qetësuar dy djemtë, ku pretendohet edhe se bashkë janë përqafuar, si shenjë pajtimi. Por asgjë nuk është qetësuar pasi sherri i tyre ka nisur në rrjetet sociale dhe më pas të dy kanë vendosur të sqarohen ditën e hënë, pas mësimit. Mësohet se Cani ka marrë në telefon për ndihmë shokun e tij i cili nuk ishte nga e njëjta shkollë, pasi ka pasur frikën e një përplasje me autorin.
Të hënën, rreth orës 13:00 Martini u takua dhe u konfliktua me 14-vjeçarin e arrestuar për vrasjen e tij dhe shokun e tij. Dy djemtë debatuan pasi autori pretendonte se kishte dëgjuar se Martini e kishte sharë.
Fillimisht, në sherr u përfshinë një grup adoleshentësh të moshës 14 dhe 15 vjeç. Ata ishin nxënës në shkollën “Fan Noli”, 200 metra larg vendit ku ndodhi dhe ngjarja, dhe disa të tjerë, nxënës në një shkolle në Sauk.
Në një rrugicë qorre vetëm 200 metra larg shkollës, ndodhi gjithë konflikti. Siç dëshmitarët tregojnë, të rinjtë nisën të përleshen me grushte e shkelma me njëri-tjetrin, dhe në një moment që ka qenë i shtrirë në tokë, autori ka nxjerrë një thikë që mbante me vete e ka goditur në zemër Martinin, dhe la të plagosur me disa goditje sipërfaqësore mikun futbollist të të miturit.
Kalimtarë të rastësishëm e morën Martin Canin me makinë private për ta çuar drejt spitalit derisa u shkëmbyen rrugës me ambulancën e telefonuar prej tyre. Martini ndërroi jetë në spitalin e Traumës, ndërsa miku i tij ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori bashkëmoshatar, mori gjithashtu një plagë aksidentale në parakrah gjatë përleshjes. U largua me vrap drejt pazarit të ri, derisa të njohur të tij e çuan një makinë në një spital privat për mjekim.
I mituri u arrestua në ambientet e spitalit privat për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.