Drejtësia

Vrau 14-vjeçarin Martin Cani/ Mario Përlleshaj kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

Mario Përlleshaj, i cili mbahet i arrestuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Cani, kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë.

Përlleshaj, përmes avokatit të tij mbrojtës, ka dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë ku kërkon heqjen e masës të arrestit në burg të caktuar nga të dyja shkallët e gjykimit. Ndërkohë ende nuk është caktuar një datë për seancën.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 nëntor 2024, pranë ambienteve të shkollës “Fan Noli” në kryeqytet. 14 vjeçari Martin Cani u godit me thikë nga bashkëmoshatari i tij Mario Përlleshi.

Dy nxënësit u konfliktuan pak metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ku të dy ishin nxënës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë