Lajme

Vrasjet në Shkodër, arqipevshki Massafra mesazh të rinjve


Dy vrasjet e fundit të ndodhur në Shkodër kanë tronditur opinionin publik të këtij qyteti, por edhe klerin katolik. Arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult Angelo Massafra ka komentuar ngjarjet e rënda të ndodhura në në qytetin më të madh verior si vrasjet e Ferdinand Polias dhe të dy vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali një ditë më parë, gjatë meshës së shenjtë në katedralen “Shën Shtjefni” për 200-vjetorin e lindjes së arbëreshit Andon Santori.
Në meshën e mbajtur Arqipeshkevi Massafra solli historinë e një babai që kishte dy djem ku njëri nga djemtë e braktis babanë për shkak se nuk i siguron pasuri. Arqipeshkvi u shpreh se fëmijët e sotshëm nuk dinë të kërkojnë falje dhe të kuptojnë gabimet e tyre duke sjellë më pas veprime që i çojnë drejt sjelljeve negative si droga apo krimet. Kleriku u bëri thirrje që të rinjtë të kuptojnë gabimet e tyre sepse në momentin kur kupton gabimin aty nis shpëtimi për gjithsecilin.
“Më lejoni të përmend ato vrasje që kanë ndodhur dje apo kohën e kaluar. Vetëm si shkak i krenarisë që kemi kur gabojmë disa pranojnë që t’i fusin plumb kokës dhe të mos tërhiqen edhe kur e dinë se janë gabim. Kjo nuk është gjëja e duhur”, deklaroi Massafra.
Po ashtu bëri thirrje që të gjithë të mos i bëjnë keq të tjerëve dhe të falin si e vetmja mënyrë për të shkuar pranë Zotit në parajsë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë