Lajme

Vrasjet mafioze, ikën edhe shefi i komisariatit në Shkodër

Vrasjet mafioze të ndoshura ditët e fundit në Shkodër, kanë shkaktuar “kurbanin” e radhës në policinë e këtij qyteti. Pas shkarkimit të drejtorit Vehbi Bushati, është larguar edhe një tjetër drejtues i lartë në polici.

Mësohet se është larguar nga detyra shefi i komisariatit të Policisë, Vasil Çela. Në vend të tij është emëruar Lorenc Meta.

Vrasja e dy vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali mëngjesin e së shtunës në Shkodër, u shoqërua me shkarkimin e drejtorit të Policisë, Vehbi Bushati, i cili u zëvendësua me Niko Brahimajn.

Vrasja ka krijuar një situatë pasigurie në qytetin verior. Gjatë ditës së hënë, drejtuesit më ta lartë të Policisë së Shtetit ishin në Shkodër, ku e vunë theksin te situata e vështirë në këtë qytet.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj theksoi se “niveli i sigurisë në Shkodër është sfiduar nga krimi i organizuar që është pjekur dhe ka arritur të lëshojë rrënjë edhe në qytet”.

Ndërsa kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi, ka replikuar me ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Ajo u shpreh se bandat nuk duhet lënë të hanë kokën e tyre dheajo theksoi se ndihet e frikësuar nga e gjithë kjo situatë në qytet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë