Lajme

Vrasja në Selenicë, momenti i arrestimit të autorit (Video)

Pas një orë ndjekjeje, teksa më parë ishte identifikuar, Policia e Vlorës ka mundur të arrestojë autorin e dyshuar të vrasjes së kreut të njësisë Kotë të Selenicës.

Forcat e rendit kanë vënë në pranga44-vjeçarin nga fshati Gumenicë, Admir Delaj.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kotë, rreth  orës 14:55, në hyrje të një lokali, ku dyshohet se autori ka qëlluar me armë gjahu shtetasin Fatmir Hodo, 64 vjeç, banues në fshatin Gumenicë, i cili ka humbur jetën.

Delaj ishte larguar me automjetin e tij dhe ai është kapur në dalje të banesës së tij. Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga një konflikt i çastit, pasi dy shtetasit e mësipërm kanë konsumuar pije alkoolike bashkë disa minuta para se të ndodhte ngjarja.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e krimit (armë gjahu “Çifte”), si dhe automjetin me të cilin u largua nga vendi i ngjarjes (Fuoristradë Benz ML).

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesë është gjetur dhe sekuestruar edhe një armë tjetër gjahu tip “Çifte” e cila nuk ka lidhje me ngjarjen, por rezulton pa lejen përkatëse.

Grupi hetimor i kryesuar nga Prokurori povijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet nëngarkim të shtetasit Admir Delaj, në përfundim të veprimeve të para hetimore doti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme përveprën penale “Vrasje me dashje”.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/287435402110622/

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë