Autori i vrasjes së 29-vjeçarit Jurgen Duka në një market pas mesnatës në Tiranë, është një punonjës policie në Dibër. Policia e ka identifikuar vrasësin përmes pamjeve filmike dhe verifikimeve të kryera, ku del se bëhet fjalë për shtetasin A.S., banues në Sauk dhe punonjës policie me detyrë në Dibër.
Po nga veprimet hetimore të kryera dhe deklarimet e marra nga personat që ishin në vendngjarje, ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit dhe autori i dyshuar nuk ka qenë në shërbim gjatë ngjarjes.
Gjithashtu, grupi hetimor, gjatë kontrollit të rrobave të viktimës, ka gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 2.8 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një gëzhojë pistolete dhe një DVR me pamjet filmike të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.