Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Bledar Toçin, vendim i dhënë Gjykata e Kavajës.
Bledar Toçi, shefi i sigurisë së burgut në Durrës, akuzohet për vrasje me dashje të Dritan Haxhollit në banesën e 30-vjeçares, Marsida Qatja në Kavajë.
Pavarësisht pretendimeve të tij se ka qëlluar për vetëmbrojtje, burimet nga grupi i hetimit thanë se ekspertiza në vendin e ngjarjes ka evidentuar 17 gëzhoja të qitura nga arma e tij e hetimit.
Dritan Haxholli u ekzekutua në banesën e Marsida Qatjas, pasi shkoi aty me kallashnikov dhe tentoi të sulmojë personat e pranishëm, mes të cilëve ishte edhe Bledar Toçi. Toçi iu kundërpërgjigj duke u lënë të vrarë në vend. E gjithë ngjarja mësohet e ndodhi si pasojë e lidhjes së dashurisë së Dritan Haxhollit me shtetasen Marsida Qatja.
Ata i kishin dhënë fund lidhjes, por kjo nuk pranohej nga Haxholli, i cili shkoi në mesnatë në shtëpinë e saj, ku pas konfliktit me mikun e saj, Bledar Toçin mbeti i vrarë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.