Lajme

Vrasja në ish-Bllok, Ervis Martinaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

Biznesmeni Ervis Martinaj, që u përfshi në ngjarjen e 4 tetorit në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, ditën e sotme ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Apelit.

Gjykata e Tiranës dha masën “arrest në burg” 30 ditë për Ervis Martinaj pas ngjarjes së rëndë në Bllok.

Ervis Martinaj është një prej personave të plagosur në sherrin me armë në zonën e Bllokut në kryeqytet.

Në konfliktin e ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në një lokal në këtë zonë mbeti i vrarë Fabiol Gaxha. Dyshohet se “mollë sherri” për konfliktin mes 7 personave ka qenë ngacmimi i këngëtares Elvana Gjata, e cila ndodhej në lokal bashkë me të dashurin e saj, i cili është në kërkim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë