Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën “arrest me burg” për dy të arrestuarit Arsen Stojku dhe Mislim Rama, të cilët akuzohen si autorë të vrasjes të dy vëllezërve Bilali në Shkodër, ngjarje kjo e ndodhur më 30 mars.
Ata u sollën në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër nën masa të rrepta policie.
Ashtu si më herët, edhe në seancën e sotme, dy të dyshuarit kanë mohuar akuzat ndaj tyre, ndërsa kanë kërkuar masa lehtësuese.
Këto dy shtetas u arrestuan tri ditë më parë dhe akuzohen si bashkëpunëtorë në vrasjen e vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilali.
Ndërkohë, është shpallur në kërkim edhe shtetasi Ibrahim Lici, 26 vjeç, si i dyshuari kryesor për veprën penale të vrasjes, si dhe shtetasi D. B., 29 vjeç, për veprën penale të “Përkrahje të autorit të krimit”.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 30 mars në qytetin verior të Shkodrës, ku mbetën të vrarë dy vëllezërit Ibrahim (Baç) dhe Astrit Bilali.
Autorët kanë pritur që dy vëllezërit të dalin nga banesa dhe ia kanë qëlluar me armë, duke i lënë të vdekur në vend.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



