Rend dhe Ligj

Vrasja e vëllait të Talo Çelës, disa të shoqëruar në Elbasan, policia në gjurmët e autorit

Policia e Elbasanit duket se është drejt zbardhjes së vrasjes së taksistit Bujar Çela, vëllait të emrit shumë të njohur nga policia, Talo Çela.

Policia ka shoqëruar disa persona në lidhje me vrasjen e tij që ndodhi më 17 shtator në rrethrrotullimin e Elbasanit dhe beson që është në gjurmët e autorit.

Ndërkohë Erion Alibej që u arrestua një ditë pas ekzekutimit vijon të jetë i dyshuar.

Ka dyshime që vrasja të ketë ndodhur si shenjë hakmarrje ndaj vëllait të tij Talo Çela, të shumëkërkuar pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, por edhe për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës.

Talo Cela është një nga personat më të kërkuar në Shqipëri.

Ai u shpall në kërkim për grabitjen e Rinasit në prill të vitit 2019, teksa më pas dyshohet se ishte i përfshirë edhe në vrasjen e vëllezërve Haxhiaj në Durrës.

Sipas informacioneve, prej kohësh grupi kriminal i Rinasit është në kërkim të parave që grabitën në 2019, dhe për këtë kanë filluar përplasjet, ku Talo Çela u kishte lënë për t’i ruajtur vëllezërve Viktor e Besmir Haxhiaj një sasi parash, dhe këta të fundit nuk ja kishin kthyer.

Tashmë Talo Çela është dhe subjekt i OFL-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë