Bota

Vrasja e Shinzo Abes, liderët botërorë të tronditur: Ditë e zezë për Japoninë

Gazeta Si - Udhëheqësit botërorë u shprehën të tronditur nga sulmi që vrau ish-kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, gjatë një fjalimi në qytetin Nara.

Abe po merrte pjesë në një tubim zgjedhor, kur u qëllua me armë zjarri. Sulmuesi i dyshuar u arrestua në vendin e ngjarjes.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në Bali për G20-ën, komentoi ngjarjen e rëndë: "Jam thellësisht i pikëlluar dhe i shqetësuar për sulmin ndaj Abes. Është një ditë shumë e trishtuar për Japoninë”.

Australia, Zelanda e Re, Indonezia, Koreja e Jugut dhe Rusia kanë shprehur gjithashtu afërsi me Japoninë.

Ursula Von Der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, shkroi në Tëitter, duke iu drejtuar drejtpërdrejt Abes para se të ndërronte jetë në spital: “I dashur Shinzo Abe, ji i fortë. Mendimet dhe lutjet tona janë me ju dhe me popullin japonez”.

Emmanuel Macron tha gjithashtu se ishte "thellësisht i tronditur nga ky sulm i urryer".

Ambasadori i SHBA-ve në Japoni, Rahm Emanuel dënoi sulmin. “Të gjithë jemi të tronditur. Abe-san ishte një udhëheqës i shquar i Japonisë dhe një aleat i vendosur i Shteteve të Bashkuara. Qeveria dhe populli amerikan luten për mirëqenien e Abe-sanit, familjes së tij dhe vendit”, tha ai në një deklaratë.

“Kina është e tronditur nga sulmi që goditi Shinzo Abe. Ne po ndjekim evoluimin e situatës dhe shpresojmë që ish-kryeministri së shpejti të jetë jashtë rrezikut”, tha ministri i Jashtëm kinez Zhao Lijian në një deklaratë për shtyp.

Edhe kryeministri Edi Rama kanë dënuar sulmin ndaj ish-kryeministrit japonez.

"I tronditur dhe i pikëlluar nga vdekja e ish-kryeministrit Shinzo Abe. Ngushëllimet tona më të thella familjes së tij dhe popullit të Japonisë. Vrasja e tij nxjerr në pah se sa shumë tronditen themelet e demokracisë kur politikanët shihen si armiq për t'u shkatërruar dhe jo si kundërshtarë për t'u angazhuar!" ka thënë Rama në Tëitter.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se është “thellësisht i tronditur nga të shtënat e tmerrshme” kundër Shinzo Abes.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, e cilësoi sulmin si “frikacak”.

"Abe ka qenë një mik i vërtetë, mbrojtës i fuqishëm i rendit shumëpalësh dhe i vlerave demokratike”, tha Michel.

“Lajm tronditës nga Japonia," tha kryeministri i Australisë, Anthony Albanese.

“Ngjarjet si kjo na tronditin të gjithëve deri në palcë”, tha kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë