Drejtësia

Vrasja e Saliut dhe Lames, avokatët e 6 të pandehurve rrëzojnë alibinë e Luftar Reçit: Ka ç’rregullime

Gazeta Si – Avokatët e 6 personave të akuzuar për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames 17 vite më parë, i kërkuan Gjykatës së Posaçme pavlefshmërinë e ekspertimit mjeko-ligjor të dëshmitarit të drejtësisë, Luftar Reçi.

Sipas avokatëve, gjatë seancës së këaj të hëne, Reçi vuan nga sëmundja e “mitomanisë”, e cila e detyron të mashtrojë në mënyrë të vazhdueshme.

Në këtë mënyrë, ata konstatojnë se deklaratat apo dëshmia e tij nuk duhet të merrt parasysh nga organet ligjore.

Në akt-ekspertimin e parë, mjekët kanë dalë në konkluzion se Reçi ka çrregullime të ankthit, por deklarimet e dhëna prej tij, në lidhje me zbardhjen e 2 ngjarjeve kriminale mund të merren si provë nga prokuroria.

Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Flora Harajdinaj, është tërhequr për vendim, ku pritet që te shprehen lidhur me kërkesën e avokateve mbrojtës.

Të pandehur për dy vrasjet e bujshme të vitit 2005 janë marrë: Lulzim Berisha, Indrit Taullau, Indrit Rusi, Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi dhe Plarent Dervishaj.

Në fakt, dy prej të pandehurve, Berisha dhe Vervishaj, janë shpallur në kërkim nga policia, ndërsa 4 të tjerët nodhej në burg edhe për vepra të tjera penale.

Çështja tashmë ka kaluar për gjykim, ku të pandehurit do përballen me akuzat e “vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal; “mbajtjes pa leje të armëve luftarake me pasoja të rënda”; “grup i strukturuar kriminal”, si dhe “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit te strukturuar kriminal.

Edhe avokatët e të pandehurve të shpallur në kërkim, Lulzim Berisha e Plarent Dervishaj këmbëngulin në faktin se procesi është i montuar.

Sipas tyre, deklarimet e të penduarit të drejtësisë, Luftar Reçi, janë të pavërteta dhe të pambështetura në prova.

Ata u vunë nën akuzë pas dëshmisë së të penduarit Luftar Reçi, pas marrjes së statusit të bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Ai zbardhi dinamikën e vrasjeve që tronditën vendin në vitin 2005 si dhe përfshirjen e tij në ish-bandën e Durrësit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë