Gazeta Si – Policia e Vlorës ka zbardhur vrasjen e Renato Hoxhajt, ngjarje që ka ndodhur më 27 korrik në lagjen “Hajro Çakërri”.
Në pranga për këtë ngjarje kanë rënë dy persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për 53-vjeçarin nga Rumania, Daniel Cornea, me precedentë të theksuar kriminalë në fushën e krimeve kundër personit.
Me maskë dhe kapele, Cornea i zë pritë Hoxhajt sapo del nga banesa dhe e qëllon me 4 plumba pistolete. Vrasësi, i dyshuar me pagesë, arriti të humbasë gjurmët duke u larguar në shtegun me bimësi, drejt kodrës “Kuzum Baba”.
“Për këtë shtetas është lëshuar urdhër arrestit ndërkombëtar për veprat penale ‘Vrasja me paramendim’, e kryer në bashkëpunim dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’”, njoftoi sot drejtori i Policisë së Vlorës, Elidon Çela.
Në lidhje me këtë ngjarje është ndaluar me iniciativë të policisë 37-vjeçari Eris Mehmeti në muajin prill. Ai u kap për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.
Ndërkohë më 1 gusht u arrestua edhe Kleanth Bylyku alias Armando Gega, 42 vjeç për vrasje me paramendim. Ai dyshohet se lëvizi autorin e ngjarjes me makinë.
Ndërkohë nën hetim është edhe një 26-vjeçar me iniciale I.S. Ai është vënë më parë në pranga për shitje të lëndëve narkotike, por policia po vijon punën për të përcaktuar rolin e tij në këtë ngjarje kriminale.
Renato Hoxhaj, i cili më herët ka mbajtur emrin Alfred, u vra mëngjesin e 27 prillit sapo la banesën e tij.
Viktima nuk rezultonte një person me precedent, por pavarësisht kësaj hetimet zbuluan se ai kishte lidhje me një grup kriminal në qytetin e Vlorës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



