Drejtësia

Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, lihen në burg dy bashkëpunëtorët e autorit

Nga Gazeta Si- Është dhënë masa e arrestit për dy punonjësit e hotelit Daniel Qose 33 vjeç dhe David Larti 30 vjeç, të cilët ndihmuan për të fshehur provat për vrasjen e 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi.

Ata eliminuan sendet personale, rrobat dhe çdo gjë tjetër që do ishte provë, duke i djegur në furrën e picave. 31-vjeçari Eraldo Nevruzi u ekzekutua nga dhëndri i pronarit Gerald Shehu 43 vjeç në Hotel Greccia në Dhërmi.

Seanca gjyqësore është drejtuar nga gjyqtarë Dorina Stroka dhe prokurore Vijuna Mata, ndërkohë që gjykata është shprehur se vlerësohet i ligjshëm arresti dhe masa e sigurisë arrest në burg. Të dy autorët kanë shprehur pendesë për veprimin që kanë bërë, duke thënë se kanë qenë nën kërcënimin e armës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë