Lajme

Vrasja e Ravik Gurrës, Dhoma e Avokatisë ndërpret shërbimet për tre ditë

Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka marrë vendimin për të ndërprerë shërbimin për tre ditë pas vrasjes së avokatit të Shullazit, Ravik Gurra.

Ky vendim do të aplikohet nga e mërkura në të premte, teksa apelohet për zbardhjen e ngjarjes.

“Ngjarje nga më të rëndat, ekstreme. Këshilli përkrah ndërprerjen e punës. Duke marrë shkas nga ngjarje të tjera, ndërprerja është thirrje për organet ligjzbatuese të zbardhet”, thuhet në vendim.

Sa i përket ngjarjes, ende nuk ka një autor për ekzekutimin e avokatit Gurra. Ai u qëllua me plumb në kokë me silenciator, ndërsa autorët janë kujdesur që të zhdukin çdo gjurmë.

Avokati kishte mbrojtur interesat e klientëve në disa prej çështjeve më të bujshme, përfshirë atë të fisit Çapja dhe Shullazit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë