Gjykata penale ka dhënë vendimin për 4 të pandehurit që akuzohen për vrasjen e 22-vjeçarit Marvi Mihali, në verën e vitit 2017.
Përkatësisht Devis Bitraj është dënuar me 19 vite burg, Eugen Bitraj me 12 vite burg, të dy janë dënuar në mungesë.
Gjithashtu Kridens dhe Marsel Alla janë dënuar me nga 12 vite burg.
Marvi Mihali u vra dy vite më parë pas një përleshje mes të rinjve për një telefon. Mihali pretendonte se e kishte blerë me probleme telefonin, ndërsa Bitraj thotë se e ka kryer vrasjen për shkak se Mihali e ka fyer. Sipas të pandehurve, Mihali e ka ofenduar Bitrajn dhe ky i fundit ka kryer vrasjen.
Pas vendimit kanë shpërthyer në akuza të rënda prindërit e të riut të vrarë, pasi kanë kërkuar dënim maksimal ose kanë paralajmëruar vetëgjyqësi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



