Nga Gazeta Si- Komisioni i Burgjeve vendosi sot për transferimin nga spitali të 14-vjeçarit që i mori jetën bashkëmoshatarit të tij Martin Canit.
Ky proces ka prej ditës së djeshme që zvarritej pasi mjeku i spitalit privat ku ndodhet autori nuk ka dhënë epikrizën.
Për këtë, Komisioni i Burgjeve ka vendosur që të vejë në dijeni policinë e Tiranës për mosbindje nga ana e mjekut të spitalit privat ku po mjekohet autori i dyshuar i vrasjes së Martin Canit.
Komisioni duhej të vërtetonte se në çfarë gjendje shëndetësore është i mituri në mënyrë që të vendoste ta transferonte nga spitali privat në spitalin e burgjeve në një seksion për të miturit ose ta transferonte në institutin e të miturve.
Komisioni konstatoi që me plagën ka 14 vjecari, për kategorinë e dëmtimit trajtimin mjekësor e ofrojnë edhe burgjet. Pas disa orësh, është bërë e mundur mbyllja e procedurave, dhe tashmë i mituri do të dërgohet në institutin e të miturve në Kavajë, pas dhënies së masës ‘arrest me burg’ ndaj tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.