Rend dhe Ligj

Vrasja e Ermir Dedjes, në kërkim 2 persona. Një maroken siguroi mjetin për autorët dhe u largua nga Shqipëria

Gazeta Si – Dy persona, njëri prej tyre maroken, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim si bashkëpunëtorë të autorëve të dyshuar të vrasjes së Ermir Dedjas në Durrës.

Burime konfirmojnë se dy të dyshuarit janë persona që kanë ndihmuar autorët për krijimin e infrastrukturës, ku kanë siguruar makinën dhe kanë bashkëpunuar ngushtë me ekzekutorët, të cilët mendohet të kenë qenë dy persona të tjerë.

Sipas verifikimeve në sistemin TIMS, burimet thonë se të dy janë larguar nga Shqipëria. Njëri prej tyre dyshohet se është maroken dhe një ditë para vrasjes rezulton se ka sjellë makinën nga jashtë, përmes portit të Durrësit dhe më pas është larguar.

Autoritetet shqiptare po kërkojnë ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë për të lokalizuar dhe arrestuar shtetasin maroken të dyshuar.

Mjeti i gjetur i djegur në fshatin Gërdec, së bashku me armën automatike, edhe pse të djegur, janë dërguar për ekazaminime në laboratorin e kriminalistikës.

Për shkak të angazhimit intensiv të 29-vjeçarit në aktivitete të ndryshme kriminale përgjatë viteve të fundit, policia ka ngritur disa pista hetimi të cilat janë bërë shkak për ekzekutimin e Ermir Dedjas, personazh i njohur jo vetëm për policine lokale.

Ermir Dedja u qëllua për vdekje në orët e vona të mbremjes së ditës së hënë, teksa ndodhej nën shoqërinë e dy personave të tjerë. Ai mori një plumb në gjoks çka i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja në fjalë ndodhi rreth mesnatës së të hënës në lagjen numër 18 në qytetin bregdetar. Viktima po lëvizte me këmbë në trotuar, kur një automjet tip Seat, u afrua qetësisht drejt tij dhe vrasësit qëlluan me armë nga brenda tij.

Emri i Ermir Dedjas nuk është i panjohur për policinë. 10 vjet më parë, në 2015, u arrestua si i dyshuar për shitjen e një sasie lende narkotike dy shtetasve nga Hasi, që do e trafikonin në Kosovë.

Dy vite më pas, në 2017, është ndaluar për përkrahje të autorit të një plagosjeje dhe mbajtjen pa leje të një thike që iu gjet gjatë kontrollit fizik.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë