Ka ndodhur

Vrasja e Elton Javorit në Fier, arrestohet Kreshnik Gashi, në kërkim vëllai i tij

Gazeta Si - Një 33-vjeçar, Kreshnik Gashi, është arrestuar në Fier, pasi akuzohet për vrasjen e Elton Javorit, ngjarje e ndodhur me 10 dhjetor 2023.

Sipas policisë, ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi në vitin 2023, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin A.G., (aktualisht person në kërkim), dyshohet se kanë vrarë për motive të dobëta Elton Javorin.

“Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda i DVP Fier ka ekzekutuar masën e sigurisë të caktuar nga Gjykata e Fierit për veprat penale "Vrasje me paramendim", e kryer në bashkëpunim dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", për shtetasin K. G., 33 vjeç, banues në Fier”, njofton policia.

Mësohet se viktima Erion Javori, i cili u ekzekutua pak metra larg shtëpisë, dikur kishte qenë mik me autorin, Agim Gashi.

Por në rrethana ende të paqarta, miqësia mes tyre është krisur dhe kanë nisur debatet.

Ata kanë pasur një konflikt rreth dy vite më parë. Pas rikthimit të Javorit nga Gjermania, kanë pasur një tjetër debat mes tyre.

Familja Gashi dhe Javori kanë pasur një marrëdhënie krushqie mes personave të afërt dhe ka dyshime se kjo martesë është prishur dhe nga këtu kanë nisur konfliket.

Agim Gashi dhe Kreshnik Gashi, akuzohen si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak.”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë