Policia ka identifikuar autorët e vrasjes së Edmond Papës, biznesmenit që mbeti i vrarë më 16 Dhjetor në një lokal në Tiranë.
Bëhet me dije se është arrestuar shtetasi A.V. 30 vjeç, lindur në Këlcyrë Permet dhe banues në Tiranë ndërsa është shpallur në kërkim A. B., 44 vjeç, banues në Tiranë.
Nga hetimi rezultoi se autorët e kanë ndjekur për disa ditë shtetasin Edmond Papa, para dhe ditën e ngjarjes deri në realizimin e krimit. Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip “Audi” i përdorur nga autorët e dyshuar para dhe pas ngjarjes, pamje filmike dhe 3 aparate celular.
Papa jetonte prej disa kohësh në Britani të Madhe. Ai ka qenë i dënuar me 7 vite burg në Greqi për trafikim të lëndëve narkotike dhe ishte pronar i një hoteli në Sarandë.
Policia dyshon se shkak i vrasjes mund të jenë konfliktet për aktivitete të paligjshme
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.