Rend dhe Ligj

Vrasja e dyfishtë në Laç, gjenden dy pistoleta pranë spitalit privat

Gjenden dy armë zjarri në klinikën private në Tiranë ku kurohej Eduart Lamaj, autori i vrasjes së dyfishtë në Kurbin. Dyshohet që të jenë përdorur në vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në Laç.

Policia njofton se gjatë krehjes së zonës në spitalin privat, në Qytetin Studenti ku u mjekua ilegalisht Eduart Lamaj, i akuzuar si ekzekutori, ka gjetur të fshehura pak metra më larg, në një pusetë 2 pistoletat.

Gjykata e Kurbinit vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Eduart Lamaj, autorin e vrasjes së Paulin Gjergjit dhe Bujar Likës më 30 maj. Dy mjekët që e operuan Viktor Marku dhe Besim Lama u arrestuan dhe ndodhen në burg për moskallëzim krimi dhe pengim të zbardhjes së vërtetës.

Ndërkohë që në kërkim janë 33- vjeçari Ilir Xhepaj (Likaj), personazh i njohur për drejtësinë, 31- vjeçari Elson (Oltion) Alija (Vlashi) dhe 21-vjeçari Klaudio Perkola.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë