Forcat Speciale RENEA kanë “zbarkuar” mesditën e sotme në rrjedhën e lumit Lana në Tiranë për të kërkuar armën e vrasjes së Behar Sofisë.
Bashkë me efektivët e RENEA-s është dhe autori i vrasjes së Behar Sofisë, 23 vjeçari Ernejt Shyti.
Policia ka kontrolluar dhe ditën e vrasjes krah lumit Lana dhe përgjatë rrjedhës, por nuk ka mundur të gjejë pistoletën model “TT” me të cilën u ekzekutua Behar Sofia.
Mesa duket 23-vjeçari ka treguar sot vendin ku ka hedhur armën dhe aktualisht ndodhet bashkë me efektivët e Forcave Speciale, duke kontrolluar rrjedhën përgjatë Lanës.
Policia njoftoi sot zbardhjen e vrasjes së 66 vjeçarit te Piramida, mëngjesin e 25 shkurtit. Në pranga kanë rënë: Ernejt Shyti, Skënder Vathi, Leonar Xhixha dhe Xhuljano Visha.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar vrasjen e shtetasit Behar Sofia duke siguruar mjetet, armën, si dhe kanë mbajtur nën mbikëqyrje lëvizjet e viktimës për disa kohë, deri në momentin e ekzekutimit të tij.
Shtetasi Ernejt Shyti, i cili ka pasur rolin e ekzekutorit në këtë ngjarje, menjëherë pas kryerjes së ngjarjes është larguar në drejtim të Malit të Zi, ku dhe u arrestua dje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.