Rend dhe Ligj

Vrasja e Alfred Dedjas në Ndroq / Dorëzohet në polici autori i dyshuar, Julian Gjoshi

Gazeta Si - Prej thuajse 24 orësh në arrati, Julian Gjoshi, autori i dyshuar i vrasjes së 50-vjeçarit, Alfred Dedja në një restorant në Ndroq të Tiranës është dorëzuar në polici. Lajmi është konffirmuar edhe nga vetë policia përmes një njoftimi zyrtar.

“Falë veprimeve të shpejta dhe të koordinuara të Policisë së DVP Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kontrolleve të shumta të ushtruara bazuar në inteligjencës policore, gjetjen dhe bllokimin e automjetit të dyshuar që kishte përdorur autori, si dhe bllokimit të rrugëkalimeve dhe pamundësisë për të qëndruar i fshehur, autori i dyshuari u dorëzua në Polici”, njoftojnë blutë.

Gjoshi, banues në Shijak është ndalur nga specialistët për hetimin e krimeve të rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Ndërkohë, Policia ka arritur që të zbardhë të gjithë dinamikën e vrasjes duke u bazuar në kamerat e sigurisë dhe dëshmitë e personave prezentë.

Rezulton se ka qenë 50-vjeçari ai që sapo e ka parë Julian Gjoshin, i ka shkuar atij në tavolinë. Në këtë moment 27-vjeçari ka qëlluar disa herë me armën e zjarrit, që kishte me vete.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, policia i gjeti armë zjarri edhe viktimës, teksa të dy rezultojnë të skeduar nga policia për vjedhje dhe trafik narkotikësh.

Ndërkohë 27-vjeçari i shpallur në kërkim, është arrestuar në vitin 2020 nga Policia e Tiranës pasi u gjet me armë zjarri në makinë. Burimet konfirmuan se disa kohë më parë, Gjoshi dhe Dedja janë konfliktuar, megjithëse motivet mbeten ende të paqarta.

Si autori dhe viktima kanë qenë me precedentë penalë dhe të arrestuar të akuzuar për vjedhje, trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë