Rend dhe Ligj

Vrasja e 33-vjeçarit në Rrogozhinë, u ekzekutua me breshëri automatiku

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 33-vjeçarit në Rrogozhinë.

I riu Klevis Kapllani dyshohet që mund të jetë vrarë mbrëmë rreth orës 23:00, ndërkohë që trupi i pajetë u gjet në makinë sot rreth orës 6 të mëngjesit nga një banor i fshatit Sinaballaj, i cili po ikte të shiste qumështin.

Viktima kishte dalë mbrëmë për të pirë kafe dhe nuk ishte kthyer më në banesën e tij.

Po ashtu, nga të dhënat e grupit hetimor, dyshohet se ndaj tij është qëlluar me breshëri automatiku, pasi është kapur në befasi në një pritë dhe në trupin e tij janë gjetur rreth 14 plumba, të cilët i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Thuhet se autorët e krimit kanë zënë rrugën me degë peme, ndaj dhe i riu është detyruar që të ndal mjetin dhe të dalë prej tij, dhe më pas thuhet se është qëlluar me breshëri armësh.

Ndërkohë, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë