Ngjarje

Vrasja e 3-fishtë, dhjetëra të shoqëruar në polici. Tre milionë lekë shpërblim kush ka informacion për autorët

Gazeta Si - Dhjetëra persona janë shoqëruar gjatë natës nga policia lidhur me hetimet për vrasjen e 3-fishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës një ditë më parë. Të shoqëruarit janë persona që kanë njohje me viktimat apo mund të kenë dijeni për rrethana.

Të gjithë të shoqëruarit janë dërguar në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, pasi në Fushë Krujë dhe Krujë nuk ka ambiente.

Nga atentati i një dite më parë mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Arbër Hoxha. Ky i fundit njihet edhe me emrin Besmir.

Viktimat po udhëtonin me një automjet Volkswagen Passat kur në mbikalimin e Fushë-Krujës, atentatorët udhëtonin në sensin tjetër të rrugës dhe u bënë pritë shënjestrave të tyre duke zbrazur mbi 60 plumba kallashnikovi në drejtim të automjetit.

Në zonën ku ndodhi atentati nuk ka kamera sigurie. Ndërkohë theksojmë se mbrëmjen e së dielës, policia ka ofruar 30 milionë Lekë të vjetra shpërblim.

“Policia e Shtetit ka vënë menjëherë në dispozicion për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, 3 milionë lekë të rinj. Cilido që ka informacion të vlefshëm ta dërgojë në numrin e telefonit 069 41 10 853, i cili ka të disponueshëm edhe aplikacionin WhatsApp, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe të sigurt”, - njofton policia.

Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj, u shkrumbuan në makinën në të cilën ndodheshin pasi u përfshi nga flakët.

Ndërkohë Vata arriti të dilte i gjallë nga makina, por autorët sapo kanë parë atë duke dalë kanë kthyer dhe e kanë qëlluar duke e lënë të vdekur.

Në vendngjarje janë gjetur rreth 50 gëzhoja, ndërkohë një automjet kallashnikov është gjetur në makinën e autorëve dhe një pistoletë në makinën e viktimave.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë