Gazeta Si – Është shtyrë seanca gjyqësore në ngarkim të 4 të miturve në Gramsh, të cilët akuzohen se vranë me thikë bashkëmoshatarin e tyre, Fatjon Bici. Mësohet se seanca u shty pasi nuk u plotësua trupi gjykues prej 3 gjyqtarësh.
Gjithashtu, mbrojtja ka kërkuar refuzimin e gjykimit të shkurtuar dhe pritet që gjykata ta rishqyrtojë gjykimin e shkurtuar.
Autori kryesor i dyshuar për krimin është Orgito Çarçiu, i cili nëse shpallet fajtor rrezikon deri në 12 vite burg.
Vendim pritet edhe për të arrestuarit e tjerë, përkatësisht për; Ergi Karaj, Stiven Murati dhe Xhonatan Çekrezi. Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 maj të këtij viti në qytetin Gramshit.
I mituri, Bici u godit me thikë gjatë një konflikti me 4 persona të moshave 14 deri në 16 vjeç. Pasi doli nga mësimi, ai pa në një rrugicë kushëririn e tij 15-vjeçar Marko Bici që po konfliktohej me 4 bashkëmoshatarë dhe ndërhyri për ta mbrojtur.
Sipas dëshmive në vendin e ngjarjes, vetëm dy kushërinjtë ishin nxënës të shkollës “Asllan Shahini”, katër fëmijët e tjerë ishin banues në fshatin Cërunjë.
Pas konflikteve të rrjetet sociale ata kanë udhëtuar drejt dhe i kanë pritur dy kushërinjtë derisa kanë mbaruar mësimin, për tu zënë pritë pak më tutje, në mënyrë që të mos dukeshin nga shkolla.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




