Dosje

Vrasësi me pagesë i Behar Sofisë punëtor sezonal në Mal të Zi. Si u zbulua dhe kush është porositësi

Ata janë kujdesur që ndërmjetësuesi të mos ketë asnjë njohje direkte me porositësin. Dhe as porositësi me njeriun që do vriste Behar Sofinë. Por pa sukses. Policia dhe prokuroria besojnë se personi që qëlloi ndaj Behar Sofisë është një i ri i papunë që u josh se do të paguhej 20 mijë euro deri në 30 mijë , për vrasjen  por që më pas nuk iu dha asnjë  qindarkë.

Nga frika se ishte zbuluar, atentatori u largua menjëherë pas krimit drejt Malit të ZI , por kur kriminalistika konfirmoi se mbetjet biologjike I përkisnin atij policia shqiptare I kërkoi policisë së Podgoricës dorëzimin .

 Burime të konfirmuara të gazetasi.al  thanë se  23 vjeçari Ernejt Shyti u arrestua së bashku me tre të tjerë, për akuzën e vrasjes me pagesë në bashkëpunim. Në këtë valë arrestimesh  që ende nuk është shuar pasi policia është zhvendosur për kontrolle në Krujë dhe Fushë Krujë , është përfshirë ndërmjtetësi  , një tjetër të riu që e ka ruajtur vrasësin dhe një tjetri që e ka nxjerrë viktimën nga banesa.

Rreth 120 kamera sigurie të bashkisë dhe të bizneseve u zbërthyen nga agjentët e krimeve sipas burimeve të gazetës SI pas vrasjes së Behar Sofisë por edhe para vrasjes së tij, për të kuptuar nëse kishte njerëz që e ndiqnin atë në lëvizjet e tij kufizuara për shkak të situatës së covidit.

Por grupi I hetimit, nuk ka shkuar ende tek porositësi kryesor dhe personi që e donte të vdekur Behar Sofinë. Katër të prangosurit nuk dinë asnjë motiv, madje kombinimi mes tyre është I tillë që jo të gjithë të njihen me njëri tjetrin.

“ Pa asnjë diskutim një krim I mirë menduar dhe I mirë studiuar, por derisa të gjendet porositësi kryesor ka ende punë”-’ komentoi për gazetasi.al një oficer I lartë I policisë pranë departamentit të hetimit.

Shpresa e hetuesve pas marrjes së dëshmisë së Shytit dhe seancave të gjata me pyetje ndaj tre të arrestuarit e tjerë, është ndërmjetësi I cili do të zbërthente një varg personash të tjerë të implikuar në egzekutimin me pagesë të  biznesmetit Behar Sofia.  

Sipas burimeve të gazetës “Si” Ernejt Shyti i marrë në pyetje , ka pranuar që ka qëlluar me armë zjarri dhe që më pas u largua me biçikletë duke mbajtur veshur të njëjtat rroba që kishte kur u shfaq në vendangjarje. Rrobat e të riut, sipas burimeve shumë të konfirmuara nga gazetasi.al, u zbuluan në disa shkurre pranë rrugës së Elbasanit në afërsi të fakultetit Filologjik, falë kërkimeve këmbëngulese dhe hap pas hapi të grupit të hetimit që ka ndjekur dhe vëzhguar në çdo sekondë kamerat e sigurisë dhe arratisjen e të dyshuarit. Kur Kur veshjet u zbuluan në këtë perimetër, ato u dërguan me urgjencë në laboratorin e kriminalistiës përfshi dhe maskën anticovid që vrasësi e mbante në fytyrë gjatë gjithë kohës.

Burimet bëjnë me dije për gazetën Si, se ishin rezultatet e kqyrjeve në mbetjet biologjqë ike zbuluan së pari profilin e të dyshuarit ,ndërkohë ishte larguar drejt Malit të Zi ku ishte pajtuar si punonjës sezonal. Dorëzimi I tij nga policia malazeze u krye gjatë mesditës të së premtes me kërkesë të policisë shqiptare që udhëtoi drejt Malit të Zi për ta marrë të dyshuarin si vrasës.

Burimet e gazetës Si shtojnë se I riu nga Krraba jetonte me qira në rrugën “Bardhyl “së bashku me anëtarët e tjerë të familjes.  Grupi I hetimit shton se I riu shfaqet në kamerat e sigurisë për ditë me radhë duke qëndruar poshtë qendrës tregtare ETC.  Në kamera sigurie shfaqet sipas burimeve të gazetës” Si” dhe një shok I tij, që ka rolin e personit që po e ruan si edhe ndërmjetësuesi. 

Xhuljani Visha 28 vjeç I dënuar më parë për vjedhje është shok I Ernejtit , dhe sipas burimeve shumë të konfirmuara ka rolin e personit që do të ruante vrasësin dhe çdo lëvizje tjetër. Ai ende nuk ka pranuar përfshirjen ndonëse në kamerat e sigurisë shfaqet në vendngjarje herë pas here. Personi që ka treguar identitetin e njeriut që do të vritej , pra kush ishte Behar Sofia dhe ku jetonte ai, policia dyshon se është Skënder Vathi , 54 vjcec, lindur në Arramenas të  Fushë Krujë dhe banues në Tiranë. Ndëria I katërti Leonard Xhixha , 30 vjeç  është bashkëfshatar I Vathit dhe është me precedentë penalë për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë