Moti

Vranësira dhe shtrëngata shiu në zonat malore

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, duke sjellë ndryshime të shpeshta në mot.

Paraditja do të ketë mot me kthjellime dhe vranësira por nuk priten reshje. Ndërkohë, reshjet e shiut do të fillojnë në mesditë dhe do jenë prezente në pjesën më të madhe të territorit.

Era do të fryjë në drejtimin juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 9 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë