Orët e paradites do të paraqiten nën mbizotërimin e vranësirave dhe shirave me intensitet të lartë dhe lokalisht intensivë në pjesën më të madhe të vendit. Ndërkohë në zonat malore do të ketë reshje të dendura dëbore. Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin ndërprerje të përkohshme të reshjeve në të gjithë territorin e vendit për t’u rikthyer sërish në mesditën e së dielës.
Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale, por ulen maksimalet duke u luhatur nga 0°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Elbasanit. Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi verior e për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim deri në 4 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.