Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira mesatare e hera-herës të dendura, kryesisht në jug. Do ketë prezencë të reshjeve të shiut me intensitet të ulët që në orët e para të ditës në territor. Pas orëve të mesditës reshjet izolohen në relievet e larta malore në jug dhe në verilindje të territorit, më pas pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.