Territori shqiptar do të vijojë nën ndikimin e vranësirave të dendura duke gjeneruar reshje shiu me intensitet mesatar dhe lokalisht intensivë, ku herë pas here prite reshje në formë shtrëngate. Në zonat e thella malore do të ketë reshje dëbore, shira më të dendur do të ketë në veriperëndim dhe jugperëndim të territorit ndërsa dëbora më e theksuar do të jetë në skajin verior dhe verilindor.
Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C vlera minimale deri në 22°C vlera maksimale në rang territori. Era do të vijojë e fortë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 70 km/h nga drejtimi jugor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim mbi 5 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.