Java nis me mot të paqëndrueshëm, me alternime vranësirash dhe reshjeve të shiut.
Reshjet e shiut do të jenë me një intensitet të ulët në jug dhe më pas do të përhapen në zona të tjera të vendit.
Në orët e mbrëmjes, intensiteti i reshjeve pritet të dobësohet, duke mbetur kryesisht të lehta në jug dhe zonat malore të verilindjes. E njëjta situatë do të jetë edhe ditën e martë ndërkohë që të mërkurën do këtë përmirësim të motit por që do të zgjasë deri në orët e para të të enjtes, ku do të ketë reshje në formën e rrebesheve afatshkurta.
Temperaturat do të rriten ditën e mërkurë dhe të enjten, duke shkuar deri në 20 gradë por do të bien ditën e premte në 14 gradë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje