Zhvillimi i një qendre me presion të ulët atmosferik mbi gadishullin e Ballkanit ka sjellë në vendin tonë mot të paqëndrueshëm ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominonte. Herë pas here shirat do të jenë rrebeshe si edhe në formë shtrëngate.
Nuk do të mungojnë gjithashtu intervale të shkurta me kthjellime të cilat më të theksuara do të jenë përgjatë vijës bregdetare. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin dobësim të dukshëm të reshjeve në territor.
Përsa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme si në orët e mëngjesit, por edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore 4°C deri në 22°C.
Era do të fryjë mesatare gjatë paradites, por herë pas here e fortë në mbrëmje duke arritur shpejtësinë maksimale 65 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 4 ballë.
Ndërkohë, e shtuna mbetet në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta, të cilat deri në orët e pasdites herë pas here do të pësojë zhvillime të përkohshme duke krijuar mundësi për momente të pakta me reshje të izoluara shiu. Mbrëmja sjell përmirësim të kushteve të motit, duke bërë që të kemi intervale me kthjellime.
Në orët e para të mëngjesit të së shtunës do të ketë rënie të temperaturave duke bërë që minimumi të jetë 2 gradë Celsius dhe maksimalja 22 gradë Celsius.
Dita e diell sjell rritje të temperaturave të ajrit, duke bërë që në zona malore të regjistrohet vlera 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimumi pritet të shkojë në 24 gradë Celsius.
Për sa i përket kushteve të motit në pjesën më të madhe të ditës së diel do të jemi në dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave që mund të krijojë reshje të pakta shiu gjatë pasdites.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.