Drejtësia

Vranë të riun pas sherrit në rrjetet sociale, prokuroria kërkon dënimin me 37 vite burg për dy kushërinjtë

Gazeta Si – Prokuroria ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të Florian dhe Klajdi Mukës, dy kushërinjtë të cilët akuzohen për vrasjen e Grei Bihucit në vitin 2024.

Për Florian Mukën, prokuroria kërkon dënimin me 25 vite burg për vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim dhe dënim me 12 vite e 6 muaj burg për Klajdi Mukën i cili është i mitur.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 11 mars 2024 në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ku të rinjtë kishin lënë takim për t’u sqaruar pas një sherri që kishin patur në rrjetet sociale.

Me të mbërritur në vendngjarje, viktima Grei Bihuci, 19 vjeç, u godit me thika nga të dy kushërinjtë dhe për pasojë humbi jetën.

Dy autorët kanë pasur armë të ftohta me vete dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur Bihucin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Nga ngjarja në fjalë mbeti i plagosur edhe një 20-vjeçar që tentoi për të ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit asokoh


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë