Drejtësia

Vranë Martin Çeçon dhe e hodhën në liqen, arrestohet Martina Pajollari si bashkëpunëtore në krim

Martina Pajollari është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet si bashkëpunëtore në vrasjen e Martin Çeços, më 18 qershor të këtij viti në Kolanec.

Pajollari e cila dyshohet se kishte lidhje me viktimën dyshohet se ka bashkëpunuar me tre personat e arrestuar si bashkëautorë në vrasjen e të riut.

Paralelisht me Çeçon, dyshohet se ajo ka pasur lidhje me një nga të arrestuarit, Valter Mollaj. Gjithashtu dyshohet se ky i fundit në bashkëpunim me Bleti Angjon dhe Edlir Mollajn kanë dhunuar edhe më pas e kanë hedhur në rezervuar trupin e pajetë të Çeços.

Pasi e vranë të riun, Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj tentuan të inskenojnë një skenë vetëvrasjeje, duke i lënë shapkat e tij jashtë rezervuarit të Kolanecit ku hodhën trupin.

Çeço u gjet pas disa ditësh nga banorët e zonës, pasi familja e kishte denoncuar të zhdukur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë