Gazeta Si – Dy të rinj nga Shqipëria janë arrestuar në Itali me akuzën për vrasjen me thikë të Albert Dedës një ditë më parë, si dhe për tentativën e vrasjes së dy bashkatdhetarëve të tij të moshës 26 dhe 28 vjeç.
Sipas mediave italiane, vrasësit e dyshuar shqiptarë, 19 dhe 24 vjeç, ishin zhdukur pas krimit, i cili ndodhi në via Dorighello në Forcellini, Padova.
Të dy u panë nga policia në mbrëmjen e vonë të së dielës, në një autostradë në kryqëzimin Villesse, rreth 20 kilometra nga kufiri me Slloveninë në një përpjekje të dështuar për t’u arratisur më pas drejt Shqipërisë.
Ata u panë të veshur me rroba të reja, të cilat ishin ende me etiketë dhe kishin plagë të vogla me thikë në duar, ku sipas hetuesve i kanë pësuar gjatë sulmit.
Dy vrasësit e dyshuar që banonin në të njëjtën ndërtesë ku jetonte viktima dhe të plagosurit dhe ku ndodhi krimi të dielën, për 20 km do hynin në Slloveni, por u bë menjëherë e mundur kapja e tyre.
Sherri mes të rinjve filloi brenda një banese, e cila degjeneroi në agresion dhe kulmoi, me goditjen me thikë fatale të njërit prej personave të përfshirë.
Dy të plagosurit e tjerë janë ende në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit dhe nuk janë në gjendje të japin deklarata.
Mediat italiane shkruajnë se motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë nuk dihen ende, megjithatë nga të dhënat e deritanishme, dyshohet se bëhet fjalë për larje hesapesh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




