Politike

Votat preferenciale/ Majko nuk do të ulet në parlamentin e ardhshëm!

Nga Gazeta ‘SI’ – Pandeli Majko nuk ka siguruar dot një karrige në parlamentin e ardhshëm.

Kandidati socialist i kryeqytetit nuk e ka kaluar dot kufirin e votave për marrjen e një mandati.

Majko kandidonte në Listën e Hapur të Tiranës, listë që ka prodhuar 7 deputetë nga 19 në total që ka PS. Gjithësesi, numërimi në qendrat e Tiranës vijon dhe ekzistojnë mundësitë e ndryshimit të këtyre rezultateve.

Lista kryesohet nga Blendi Gonxhe me më shumë se 8.000 vota. Mandat nga lista e hapur kanë siguruar Erion Braçe, Ervin Hoxha, Anila Denaj, Fatmir Xhafaj, Ornaldo Rakipi, Antonela Dedej.

Bashkë me Majkon jashtë parlamentit ka mbetur edhe Mimi Kodheli, Blerina Gjylameti, Ermonela Felaj, Olta Xhaçka.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë