Ka ndodhur

Vorë, 32-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten pas një konflikti

Gazeta Si - Një 32-vjeçar është arrestuar në Vorë, pasi ka goditur me thikë bashkëshorten gjatë një konflikti. Si pasojë, i riu ka përfunduar në prangat e policisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin 32 vjeç, banues në Vorë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve”, - thuhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë