Lajme

Vonesa në numërimin e votave, KQZ gjobit anëtarët e KZAZ-ve

Ndërsa vijon numërimi i votave në gjithë vendin, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, ka vendosur të ndëshkojë me gjobë anëtarët e KZAZ-ve që kanë vonuar procesin e numërimit të votave.

Ky vendim është për 18 KZAZ, të cilat është numëruar më pak se 50% të QV që kanë  pasur në administrim. Rezulton se në total janë 126 persona, kryesisht nga Tirana, por edhe nga rrethe të tjera të Shqipërisë.

“Lidhur me procesin e ecurisë së votave në 92 vendet e numërimit të votave, deri tani ka përfunduar numërimi për subjektet por edhe për kandidatët për 39 KZAZ, në 35 KZAZ kanë arritur të numërojnë vetëm mbi 50% të QV që kanë në administrim, ndërsa 18 KZAZ kanë numëruar më pak se 50%.

Sanksioni është vendosur për mos respektim të nenit 122, pika 1 e Kodit Zgjedhor, i cili përcakton se tabela përmbledhëse e rezultatit të zgjedhjeve për zonën e administrimit zgjedhor nxirret nga KZAZ jo më vonë se ora 22:00″, shprehet përfaqësuesja e KQZ, në deklaratën për media.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë