Shumë gjëra kanë ndryshuar sot në sport. Situata e pandemisë së Covid-19 ka krijuar episode që më parë as që mund të imagjinoheshin. I tillë është rasti i Marco Fenoglio, trajnerit të Busto Arsizio në volejboll për femra, i cili është prekur nga virusi dhe ka gjetur një mënyrë të veçantë për t’i motivuar vajzat e tij: një fjalim nga dritarja e shtëpisë.
Nëse një pozitiv nuk mund të jetë me skuadrën, është skuadra që i qëndron pranë atij. Trajneri i Busto Arsizio është izoluar në banesën e tij, sipas protokollit. Fenoglio njihet në Itali për karakterin e tij të ashpër, por është i sinqertë dhe si një prind për sportistët që drejton.

Para ndeshjes së kampionatit me Breshian, që Busto Arsizio e fitoi 1-3, vajzat shkuan te shtëpia e trajnerit të tyre. Poshtë dritares ato dëgjuan një fjalim motivues, siç ndodh gjithmonë para ndeshjeve, ndërkohë që i përcollën një mesazh trajnerit Fenoglio: “Jemi me ty”. Me Busto Arsizio është aktivizuar edhe volejbollistja e Kombëtares së Shqipërisë, Erblira Bici, aktualisht te Kuneo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.