Lajme

Vodhi tri lokale, arrestohet 25-vjeçari në Has

Policia e Hasit ka vënë në pranga një 25-vjeçar, për vjedhjen me thyerje të tre lokaleve në qytetin e Krumës. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet K. Ll, banues në fshatin Kishaj. Policia bën me dije se 25-vjeçari ka thyer xhamat e tre lokaleve dhe ka marrë një sasi lekësh e pijesh. Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të ditës së djeshme (29 maj).
Nga tërësia e veprimeve hetimore, 25-vjeçari dyshohet se është edhe autor i vjedhjes së një lokali, po në qytetin e Krumës, ngjarje e ndodhur më datë 21 maj.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Vjedhja”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë