Policia e Kamzës ka vënë në pranga një 25-vjeçar, pasi ka vjedhur me dhunë në një banesë në Bathore.
Po ashtu janë gjendur dhe sekuestruar bizhuteritë dhe lekët që autori vodhi në banesë.
Siç njofton policia, pas informacionit të marrë se në rrugën “Bërzhitë”, rreth orës 10:50 të paradites së datës 06.02.2020, në banesën e shtetasit H.H., kishte hyrë një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës kishte vjedhur lekë dhe disa bizhuteri, është bërë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit.
Policia thotë se në pranga është vënë 25-vjeçari me inicialet A. M., banues në lagjen nr. 4 Bathore, Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.
Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, në ngarkim të shtetasit A. M., për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 15 vjet burgim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




