Rend dhe Ligj

Vodhi 200 mijë litra naftë në Portin e Durrësit, ekstradohet nga Spanja 31-vjeçari

Gazeta Si – Një 31 vjeçar, i identifikuar si Juxhin Koka, i shpallur në kërkim me urdhër të SPAK pasi akuzohet se vodhi 200 mijë litra naftë, është ekstraduar së fundmi nga Spanja në Shqipëri.

Koka dyshohet se në muajin shkurt të këtij viti, korruptoi punonjësit e policisë dhe në bashkëpunim me disa persona të tjerë, vodhi 200 mijë litra naftë nga një anije e ankoruar në Portin e Durrësit.

Ai u arrestua në Spanjë, ndërsa është kryer edhe ekstradimi drejt vendit tonë, pasi GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

“Në muajin shkurt, 2025, GjKKO i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprat penale ‘Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike’, ‘Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës’ dhe ‘Vjedhja’, kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë