Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për një vjedhje në një biznes në Librazhd.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e së premtes, ku këta persona, 22 dhe 40 vjeç, kanë vjedhur 110.000 lekë në biznesin e një 58 vjeçari dhe më pas janë larguar me një automjet tip “Seat” të marrë me qira.
Ka qenë pronari i biznesit që ka njoftuar policinë, e cila më pas është vënë në lëvizje për të identifikuar dhe kapur autorët.
Në kërkim është shpallur edhe një 26 vjeçar nga Lezha pasi dyshohet i përfshirë në vjedhjen e parave.
Gjithashtu u zbulua se 22 vjeçari ka kryer edhe një vjedhje tjetër në një dyqan në fshatin Dragostunjë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




