Falë reagimit në kohë, policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë dy shtetas, të cilët kanë vjedhur një fugon dhe ia kanë mbathur.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Ishull-Lezhë, pas njoftimit të marrë nga shtetasi A. P, se disa persona i vodhën mjetin fugon dhe ishin larguar së bashku me mjetin, menjëherë shërbimet e policisë të Komisariatit Lezhë, janë vënë në ndjekje të tyre.
Policia ka bërë të mundur që brenda një kohe të shkurtër, rreth 20 minuta, të identifikojë dhe arrestojë në flagrancë dy prej autorëve si dhe të bllokojë automjetin e vjedhur.
Të arrestuarit janë shtetasit A. M., 41 vjeç, banues në Kurbin, E. P., 32 vjeç, banues në Lezhë.
Po ashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit R. K., 25 vjeç, banues në Kurbin, me precedent kriminal në fushën e vjedhjeve, i cili mundi të largohej gjatë ndjekjes nga Policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



